Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për pesë zyrtarë dhe anëtarë të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe masën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për 19 të tjerë.

 Masat e sigurisë janë caktuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, që po heton në këtë institucion nën dyshimin e veprës penale të korrupsionit me tenderat. Arrest me brug është caktuar për administratorin e universitetit, Edmond Tërthorja dhe përgjegjësin juridik të institucionit, Amarildo Lleshi. E njëjta masë është caktuar edhe ndaj Mehmet Qoshjas, specialist për fondet në Universitetin Bujqësor, si dhe ndaj Altin Murtos dhe Piro Zegas.

 Detyrim paraqitje është caktuar për dy zëvendësrektorët e Universitetit, Ilir Kapaj dhe Romina Koto. Këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në afera korruptive me tenderat në më shumë se një rast. Hetimi në lidhje me këtë çështje po kryhet nga prokurorët e posaçëm, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, në kuadër të procedimit penal që ka filluar që në vitin 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds