Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, në rrugën “Zekirja Cana”, afër Fakultetit Teknik në Prishtinë, njofton policia e Kosovës. Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas informacionit të marrë dhe bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar, por nuk ka njerëz të plagosur Shpërthimi ka bllokuar lëvizjen e qarkullimit, pasi shërbimet e policisë po kryejnë ekzaminimet e duhura për ngjarjen. Makinat e dëmtuara janë konfiskuar nga policia për të kryer procedurat e nevojshme. Ndërkohë grupi hetimor vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes Mediat e Kosovës shkruajnë se shpërthimi ka ndodhur në makinën e këngëtarit kosovar Agon Abdullahu, i njohur ndryshe me emrin e artit “Noga”.