Presidentja në ikje e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska nuk njeh zgjedhjet edhe procedurialisht.
Përmes një vendimi të marrë me 8 vota pro në Këshillin Kombëtar të institucionit kanë vendosur pavlefshmërinë e procesit për shkak se nuk është arritur, siç thuhet në vendimin që Top Channel ka siguruar, shumicën e thjeshtë për të zgjedhur presidentin e ri dhe këshillin e ri kombëtar.
Në 5 qershor në zgjedhjet e Urdhrit të Psikologut për presidentin është zgjedhur psikologia Brunilda Laboviti, e cila është paraqitur në zyrë por nuk është lejuar të marrë detyrën.
Laboviti u zgjodh në krye të Urdhrit të Psikologut me 238 vota.
Presidentja e mëparshme Valbona Treska pretendon se duhet pritur afati i ankimimit, por Laboviti kundërshton se kjo nuk është funksionale për shkak se është shkrirë këshilli.
Kjo situatë ka sjellë tensione të larta mes tyre, ku është nevojitur edhe ndërhyrja e policisë.
