Sot Panairin “Ditët e Bujqësisë” e vizitoi Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Ai shoqërohej nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, deputetë të Lushnjës. Kujtojmë që sot është dita e tretë dhe e fundit e Panairit të tretë për bujqësinë që po mbahet në Lushnjë, në vendin e bujqësisë. Presidenti vizitoi stendat ku kompanitë jo vetëm nga Shqipëria kanë ekspozuar produktet e tyre dhe përshëndeti vizitorët. Kryetarja Sefa tha se këtë panair po e mbyllim me sukses, pasi pjesëmarrja e mbi 90 kompanive e tregon këtë gjë.
Presidenti Begaj tregoi se është rritur afër Lushnjës dhe i di vështirësitë që ka bujqësia. Bujqësia është baza që ndërton një ekonomi moderne e të qendrueshme, tha ai.
Prodhimet shqiptare janë bërë më konkuruese në tregun vendas e të huaj, por jemi të ndërgjegjshëm që vështirësitë nuk mungojnë, tha ai duke përmendur edhe braktisjen e bujqësisë nga emigracioni.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”SWNcwKjmDcw”]
