Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të hënë ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshimet do të hyjnë në zbatim për zgjedhjet vendore të 2027, ku qytetarët do të votojnë për 46 bashki dhe jo 61.

Ndryshimet vijnë pas miratimit të reformës në Kuvend më 9 tetor, me 85 vota pro dhe 34 kundër, pas një seance të gjatë parlamentare të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Cilat janë 15 bashkitë që shkrihen?

Sipas hartës së re, bashkitë që humbasin statusin si njësi të pavarura vendore janë:

-Fushë-Arrëzi, që i bashkohet Pukës;

-Klosi, që i bashkohet Matit;

-Rrogozhina, që i bashkohet Kavajës;

-Dimali dhe Poliçani, që i bashkohen Beratit;

-Patosi, që i bashkohet Fierit;

-Divjaka, që i bashkohet Lushnjës;

-Selenica, që i bashkohet Vlorës;

-Maliqi, që i bashkohet Korçës;

-Këlcyra, që i bashkohet Përmetit;

-Memaliaj, që i bashkohet Tepelenës;

-Libohova, që i bashkohet Gjirokastrës;

-Cërriku dhe Belshi, që i bashkohen Elbasanit;

-Përrenjasi, që i bashkohet Librazhdit.

Një tjetër risi e hartës së re është organizimi i territorit në 77 qytete dhe 387 njësi administrative. Qytetet do të kenë përfaqësim në këshillat bashkiakë, ndërsa bashkitë do të mbeten njësitë kryesore të vetëqeverisjes vendore.

Sipas parashikimeve, harta e re territoriale do të nisë të zbatohet në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale! Në 9 maj 2027,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds