Politika uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa e shoqëruar nga dy deputetët e zgjedhur Elton Korreshi dhe Asfloral Haxhiu vizitoi xhaminë e qytetit për festën e Kurban Bajramit.

Kryetarja Sefa ishte e para që uroi besimtarët myslimanë lushnjarë.

Deputeti Saimir Korreshi dhe Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të PD-së Klement Çela gjithashtu vizituan xhaminë e qytetit dhe uruan paqe dhe begati në familje e çdo besimtari lushnjarë dhe jo vetëm.

Myftiu i rrethit Lushnjë Gramos Blliku theksoi se Kurban Bajramin është një ditë kur besimtarët afrohen më shumë më Zotin dhe uroi më shumë mirësi, begati, gëzime në familjet lushnjare.

Myftiu i rrethit Lushnjë Gramos Blliku u përlot në fjalën e tij, kur foli para besimtarëve për popullin e Palestinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds