Një aksion ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës nga ku mësohet se efektivët e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar një automjeti. Drejtuesi i automjetit i ka dhënë gaz makinës duke u larguar me shpejtësi.
Ndërkohë, Forcat Shqiponja dhe FNSH janë vendosur në ndjekje të tij, por shoferi ka mundur që të arratiset duke kaluar në rrugën e vjetër të Panajas, e më pas duke dalë nga qytetit i Vlorës për t’u larguar drejt Fierit. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë i armatosur.
