Përroi i Zharrëzës mëngjesin e sotëm ishte i mbushur me mbetje hidrokarbure që krijuan një ndotje të rrezikshme. Sipas ambientalistit Qani Rredhi, prej tre muajsh në këtë përrua nuk ka patur derdhje mbetjesh hidrokarbure, por janë shfaqur sërish mëngjesin e sotëm dhe vijnë nga vendgrumbullimi i naftës i kompanisë Albpetrol.
Për të monitoruar nga afër situatën në terren kanë zbritur edhe përfaqësues të Bashkisë Patos. Sipas Përgjegjëses së Pyjeve dhe Mjedisit pranë kësaj bashkie, Blerina Laçi pas inspektimit në vend të situatës do të vijojë marrja e masave nga organet përgjëgjëse.
Ndërkohë ndotja në këtë përrua mbetet një shqetësim i vazhdueshëm që krijon probleme në shëndetin e banorëve dhe shpopullim të zonës.
