Ismet Tara, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i njohur me nofkën ‘Hoxha’, pritet që të dëshmojë këtë të martë në gjykatën e Hagës në procesin gjyqësor kundër udhëheqësve të luftës çlirimtare.
Tara refuzoi të dëshmojë ditën e hënë dhe hodhi akuza si ndaj prokurorisë, ashtu edhe ndaj gjykatës se kanë deformuar dëshminë e të tij dhe kanë refuzuar që t’i vënë në dispozicion dokumentin e dëshmisë së zbardhur të firmosur prej tij dhe prej prokurorisë.
“Unë, Komandant Hoxha, do të kundërshtoj të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe në bashkëpunim me spiunë shqiptarë të UDB-së serbe, me qëllim që të jenë më bindëse për prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Dokumenti që gjykata i vendosi përpara të hënën përmbante akuza që Tara thotë se ia kanë mveshur, sikuar ai ka akuzuar UÇK-në për krime lufte.