Një kamion digjet në autostradën Lushnjë- Fier në afërsi të kryqëzimit “Pushimi i shoferit”.
Mjeti me targa aa 179 td ka marrë flakë në ecje. Pasi e ka nxjerrë nga rruga në një xhep, drejtuesi i mjetit ka dal pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrfikësit.
Kanë qënë zjarrfikësit ata që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve,gjithsesi kabina dhe motori i trajlerit janë shkrumbuar plotësisht.
Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit si dhe për të disiplinuar trafikun. Gjithsesi, nga të dhënat paraprake policia mendon se shkak mund të ketë qënë një defekt teknik në mjet.
