Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u shoqërua gjatë vizitës në Pekin nga vajza e tij adoleshente në daljen e saj të parë publike jashtë vendit, duke nxitur spekulime të mëtejshme se ajo mund të jetë pasardhësja e tij e mundshme në sundimin dinastik të familjes mbi shtetin e armatosur bërthamor.

Koreja e Veriut, nuk e ka zbuluar kurrë emrin ose moshën e saj, por zyrtarët e inteligjencës së Koresë së Jugut besojnë se ajo quhet Kim Ju Ae, sipas një informacioni të dhënë nga ish-basketbollisti amerikan Dennis Rodman i cili në vitin 2013, kur vizitonte Korenë e Veriut, e kishte mbajtur atë në krahë kur ajo ishte ende foshnjë.

Ajo u shfaq menjëherë pas babait të saj ndërsa zbritën nga treni i blinduar që përdorën për të udhëtuar gjatë natës nga Pheniani në kryeqytetin kinez Pekin, ku Kim Jong Un.

“Tani për tani, Kim Ju Ae është kandidatja kryesore si udhëheqësja e ardhshme supreme e Koresë së Veriut”, tha Michael Madden, një ekspert i lidershipit të Koresë së Veriut në Qendrën Stimson me seli në SHBA.

“Ajo po fiton përvojë praktike protokollare e cila duhet t’i shërbejë mirë si udhëheqësja e ardhshme e Koresë së Veriut ose një elite thelbësore.” Është hera e parë që ajo ka shoqëruar Kim Jong Un jashtë Koresë së Veriut – një përvojë që as babai i saj dhe as halla e saj e fuqishme nuk e kanë pasur kurrë, tha Madden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *