Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama është mbyllur pas një ore.

Mbledhja u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Burime nga grupi parlamentar i PS bëjnë me dije se gjatë mbledhje u diskutuan masat e paketës anti-dhunë që Rama prezantoi një ditë më parë, ndërsa mësohet gjithashtu se të mërkurën do të vijë edhe buxheti me elemente të reja sociale.

Më tej kryesocialisti i ka kërkuar deputetëve të tij që të mos neglizhojnë “Praninë Besnike” dhe të shtojnë praninë në zona.

Ai iu ka kërkuar gjithashtu që ata të jenë më aktiv dhe të merren me buxhetin e administratën e terrenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds