Një krim në familje është parandaluar në fshatin Pezë Helmes të Tiranës.
Policia ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në banesën e tyre dhe në prezencë të fëmijës së tyre.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje.
Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.