Të hënën opozita do të zhvillojë një protestë.
Mësohet se protesta do të mbahet në orën 16:30 para Kuvendit.
Përjashtimi i deputetëve të opozitës, mosngritja e komisioneve hetimore parlamentare, mosndryshimi i përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, janë disa prej arsyeve që opozita do të protestojë.