Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:05, në lagjen “8 Shkurti”, në afërsi të shkollës së mesme rajonale të muzikës në Fier.
Një automjet tip foristradë ka goditur një person i cili po ecte me motorçikletë. Automjeti tip “Renge rover”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me një motomjet tip “Honday” që drejtohej nga shtetasi L. Ç 59 vjeç.
Sipas informacionit të policisë si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ka qendruar per disa minuta shtrirë, derisa erdhi e mori ambulanca dhe e dërgoi në urgjencën e spitalit rajonal Fier, ku iu dha ndihma e parë mjekësore. Drejtuesi i motoçikletës i ka prerë rrugën foristradës ndërkohë që udhëtonte pa kaskë mbrojtëse, por e mbante pas motoçikletës.
Në vendngjarje shkoi policia e cila kreu veprinet e para për të percaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”QGcPIOLCN9I”]
