Një çift lejlekësh, prej 5 vitesh janë kthyer në banorë të përhershëm të qytetit të Fierit.
Foleja e tyre ndodhet në kulmin e një shtylle të tensionit të lartë në afërsi të vendit të quajtur “Vija e ngjalës” . Banorët pohojnë se çifti i lejlekëve fillimisht, 20 vite më parë, ishin vizitorë sezonalë, ndërsa 5 vitet e fundit qëndrojnë në zonë gjatë gjithë vitit. Ata pohuan gjithashtu se çifti i lejlekëve përveçse janë banorë të përhershëm, cdo vit trashëgojnë 2 apo 3 lejlekë të vegjël , të cilët shtegtojnë , ndërsa çifti i lejlekëve qëndron në fole. Ngrihen ne fluturim, kërkoinë ushqim e kthehen sërish në fole tregojnë banorët teksa nuk fshehin kënaqësinë që foleja ndodhet pranë banesave të tyre. Shtyllat elektrike shërbejnë prej vitesh si vende për foletë e lejlekëve duke u kthyer në “shpëtimtarë” të tyre, por edhe rrezik real nga ana tjetër pasi në momente të caktuara shpendët mund të bien në kontakt me rrymën elektrike.
