Muaji i Shenjtë i Ramazanit është më i rëndësishmi për besimtarët myslimanë. Ky muaj nis dhe përfundon me shfaqjen e gjysmëhënës.
Mëngjesin e sotëm të gjithë besimtarët myslimanë kanë filluar agjërimin për muajin e shenjtë dhe të begatë të Ramazanit, si një ndër 5 shtyllat kryesore të Islamit.
Myftiu i rrethit të Lushnjës Gramoz Blliku jep disa mesazhe të vyera sa i takon argjërimit për të gjithë ata që ja dedikojnë zotit këtë muaj duke sakrifikuar ushqimin,veset e tundime të tjera të jetës.Ai thekson se Agjërimi është i rëndësishëm gjatë Ramazanit pasi myslimanët i përkushtohen besimit të tyre dhe afrohen më shumë me zotin e tyre, Allahun.
Për 30 ditë të gjithë besimtarët mysliman do të agjërojnë deri në ditën e madhe të festës së Fitër Bajramit që do të jetë më 30 Mars.