Sot besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muajit të bekuar, besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kuranit të madhërishëm.Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut.
Myftiu i rrethit Lushnjë Gramoz Blliku uron agjërim të lehtë për gjithë besimtarët Lushnjarë dhe jo vetëm.
Dita e parë e Ramazanit është më 11 mars, ku koha e syfyrit për vendin tonë përkon Sot në orën 04:23, ndërsa iftari në orën 17:49. Dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq Fitër Bajrami festohet më 10 prill
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Zz8AHuae-nw”]