Mbrëmjen e sotme, skena e “Malmo Arena” në Suedi do të përqafojë ngjyrat kuqezi, me zërin e Besa Kokëdhimës që me siguri do të të na falë një përfaqësim dinjitoz në Eurovision 2024. Artistja zbuloi emocionet e saj, por dhe disa detaje të tjera që priten nga nata e dytë kur konkurron ajo me këngën “Titan”: Jam super gati, plot emocione, shumë angazhime, koncerte. Kemi shumë punë. Mendoj se jemi gati dhe shpresojmë të bëjmë një performancë shumë dinjitoze. Sot kemi provën e veshjes, janë dy provat e fundit që konsiderohen provat gjenerale. Janë të fundit para performancës së nesërme. Atmosfera mes artistëve dhe delegacioneve sivjet duket shumë e bukur. Është një garë shumë e fortë sivjet. Kemi një grup Whatsapp-i që shkruajmë vazhdimisht.
Pjesa më e madhe e këngëve më të forta janë mbrëmjen që jam unë. Ka një konkurrent më shumë këtë natë, që vështirësohet rruga. Janë 16 konkurrentë dhe pjesa më e madhe janë në gjysmëfinalen e dytë. Gara është më e egër, kanë këngë të mira, janë shtete të forta. Unë këndoj e dyta, në fillim të mbrëmjes. Zakonisht këto fillimet e mbrëmjes, statistikisht janë konsideruar hapësira jo shumë të mira për probabilitetin e kualifikimit. Por nuk e marr këtë gjë në konsideratë në këtë aspekt.
Askush nuk i ka parë ende veshjet. Kemi pasur dëshirë që t’i keqdrejtojmë fansat. Është komplet tjetër veshje. Më në fund fansat do të kenë mundësi ta shohin.