Jetojnë në varfëri, në kushtet e vështira mbijetese tre familjarë në Krutje të Lushnjës. Nënë Rozija së bashku me djemtë e saj Pëllumb dhe Gëzim Nako prej muajsh nuk kanë asnjë të ardhur për të siguruar bukën e përditshme. Nënë Rozija në moshë të shkuar, është e verbër ndërsa djemtë e saj kanë probleme të shëndetit mendor. Edhe pse në këtë situatë, prej muajsh nënës dhe një prej djemve që merrnin pagesë paaftësie, ia kanë ndërprerë atë. Është rrënqethëse të shohësh një person të verbër dhe të pamundur të jetoj në tualetin e banesës, kurse djemtë në dhomën tjetër.

Jetonin në një banesë të rrënuar para disa vitesh dhe njësia administrative i ndërtoi dy dhoma, ndërsa pjesa tjetër nuk dihet se pse nuk u ndërtua. Nipi i tyre Sajmir Zako kërkon që institucionet të ndërhyjnë për t’i ndihmuar, pasi deri më sot janë familjarët që i mbajnë me ushqime.

Në  këtë situate të mjerueshme, ku të tre kanë nevojë për ndihmë dhe për përkujdesje, u kanë ndërprerë pagesat e paaftësisë, por edhe dritat e ujin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *