Më shumë se 2 dekada në rrugën e lagjes së Kishës në Krutje pushteti vendor nuk ka kryer asnjë investim. Mbetjet urbane dhe bimësia e kanalit përgjatë lagjes nuk pastrohen edhe pse banorët paguajnë taksat rregullisht për gjelbërim e ndriçim. Sipas banorëve kjo është e qëllimtë pasi ata janë demokratë. Në lagje kanë mbetur vetëm të moshuar, sepse të rinjtë janë detyruar të ikin, kurse funksionarët vijnë sa për të marrë votat.

Ndonëse kanë dërguar disa kërkesa  zyrtare në Njësinë Administrative Krutje, e cila është shpallur dhe si një ndër 100 fshatrat turistikë, lagjia e tyre mbetet në pisllëk, me gropa me ujë në dimër dhe pluhur gjatë verës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *