Kroacia synon që të bëjë paraqitje pozitive në Europian, teksa është në një grup me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën. Numri një i pankinës kroate, Zlatko Dalic ka folur për Euro 2024, në një intervistë të dhënë për “N1”.
“Është grupi më i vështirë në Kampionatin Europian. Kampionët e Europës, italianët. Kampionët e Ligës së Kombeve, spanjollët. Shqiptarët, që kanë qenë të shkëlqyer në fazën eliminatore dhe janë shumë të rrezikshëm. Duhet t’i marrim shumë seriozisht. Grup i vështirë, ndeshja e parë ndaj Spanjës, e fundit kundër Italisë. Na duhen 4-5 pikë që të kalojmë grupin, por duhet të jemi sa më lart në grup që më tej të kemi kundërshtar sa më të lehtë” – tha ai.