Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sëmundjes më të përhapur tumorale tek gratë në të gjithë botën.
Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin. Kësaj nisme i është bashkuar me kohë edhe Shqipëria.
Të prekurit me sëmundjen e kancerit te gjirit në Lushnjë janë shtuar shumë vitet e fundit. Në vitin 2020 janë diagnostikuar 38 raste, në 2021 37 raste, në 2022 41 raste dhe deri në 30 shtator kemi 45 raste.
Të dhënat zyrtare tregojnë se 710 pacientë me kancer të gjirit u diagnostikuan në vitin 2022 në të gjithë vendin duke shënuar një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitin 2015. Megithatë, prej vitit 2017 numri i rasteve të reja të diagnostikuara për herë të parë në gjithë vendin mbetet rreth në shifra konstante 710-720 në vit.