Të dhënat nga Censi 2023 në 61 bashki mbi gjendjen civile zbuluan se mesatarja kombëtare është 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare.
Një tërësi faktorësh çojnë në divorc si; papjekuria, emigracioni, ekonomia, arsimimi, dhuna në familje, traditat.
Në Lushnjë rastet e divorcit mbahen në një konstante të qëndrueshme, thotë Kryetari i Dhomës së Avokatisë Lushnjë Kozma Jano.
Një seri kostosh shoqërojnë procesin e divorcit duke filluar që nga gjyqet Avokati përmend edhe vështirësitë që sjell vendosja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për qytetarët lushnjarë.
Divorci ka pasoja të shumta sociale dhe ekonomike. Ndërprerja e të ardhurave të përbashkëta, zakonisht i vë gratë në vështirësi ekonomike dhe krijon destabilitet financiar tek fëmijët. Anketa të tjera kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje të ulëta mësimore, përqendrim të ulët dhe rrezik më të lartë për sjellje të rrezikshme në adoleshencë