Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë ndërsa ka tentuar të arratisej nga territori shqiptar.

Policia bën me dije se 41-vjeçari i identifikuar me inicialet R. B., ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai u shpall në kërkim u bë pasi në territorin e bashkisë Himarë, në një zonë malore, u gjetën 302 bimë kanabisi të kultivuara dhe 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.

Njoftimi:
Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim në kuadër të planit operacional “Koordinata”, të finalizuar disa ditë më parë në Himarë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe kontrolleve të shtuara në kufi, me qëllim ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, kanë kapur në fshatin Kosovicë, Dropull, shtetasin:

• R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. N., për të cilin vijon puna për kapjen e tij, janë shpallur në kërkim në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në territorin e bashkisë Himarë, në një zonë malore, u gjetën 302 bimë kanabisi të kultivuara dhe 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *