Atmosfera festive ka nisur mbrëmjen e 6 dhjetorit edhe në qytetin e Lushnjës.
Në sheshin qendror të qytetit u ndezën dritat e vendosura si dekor të pemës së Krishloindjes.Në ceremoninë festive,ishin të pranishëm dhjetëra fëmijë dhe kryebashkiakja znj.Eriselda Sefa si dhe qytetarë të shumtë.
Sakaq fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmiëve e gjallërun atmosferën e ceremonisë me këngë festive të cilët i dhanë ngjyrat e vërteta kësaj mbrëmjeje.
Në fjalën e saj znj Eriselda uron të gjithë qytetarët e Lushnjës ,festa të gëzuara ,jetë ,shëndet e begati në familjet tuaja.
Dritat shumëngjyrëshe të pemës u ndezën në orën 17:30, duke e kthyer sheshi në një spektakël ndriçimi dhe ngrohtësie. Pema e Krishtlindjeve, këtë vit, u prezantua më e bukur se kurrë, me drita të shndritshme që përhapnin një ndjesi gëzimi dhe bashkimi mes qytetarëve vecanërisht tek fëmijët.