Policia ka vënë në pranga në Fier një shtetas 37-vjeç, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm, të cilët do të kalonin kufirin pa leje. 

Xh. C., 37 vjeç, banues në Fier dhe një shtetas tjetër, po i transportonin emigrantë të paligjshëm në makina të ndyrshme. Atyre iu është bërë shenjë nga policia rrugore për të ndaluar në aksin rrugor “Këlcyrë-Ura e Leklit”, por ata nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen duke braktisur automjetet në fshatin Mezhgoran. Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i koordinimit me DVP Fier, është mundësuar kapja e njërit prej shoferëve, shtetasit Xh. C..

Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, u konstatuan 11 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit Xh. C., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte automjeti, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”MVTZxHd6748″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds