Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, Dje aktorja festoi ditëlindjen .

Margarita Xhepa u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. “Nder i Kombit” është titulli me të cilën është vlerësuar aktorja e madhe që është edhe nderi i qytetit tonë. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, numëron 182 role, mes të cilave 32 në kinematografi dhe 150 në skenën e teatrit.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” Dafina tek Lumi i vdekur , Filja tek Cuca e maleve Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën , Nëna tek Përballë vetes etj.

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i funditTokë e përgjakurNjë djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor GjikënGjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes, me Kujtim ÇashkunDora e ngrohtë, me Dhimitër AnagnostinGurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftuar se homazhet në nder të ikonës së kinematografisë dhe teatrit shqiptar Margarita Xhepa, do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *