Ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri i Italisë, Antonio Tajani ka anuluar udhëtimin e tij të planifikuar në Miami për datat 21 dhe 22 qershor, në një kontekst tensionesh të shtuara diplomatike mes Romës dhe Uashingtonit.

Vendimi vjen pas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, të cilat Tajani i ka cilësuar si “serioze” dhe “fyese” ndaj Italisë në tërësi. Reagimi i tij është interpretuar si një shenjë e përkeqësimit të tonit diplomatik mes dy vendeve në ditët e fundit.

Më herët, Trump kishte bërë komente të forta për marrëdhëniet e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe për politikat e Bashkimit Evropian, duke kritikuar qasjen ndaj migracionit, energjisë dhe çështjeve ndërkombëtare.

Këto deklarata kanë shkaktuar debat në qarqet politike evropiane dhe reagime nga zyrtarë të ndryshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds