Kandidatja e vetme për kryetare të KLP-së Mirela Bogdani u zgjodh kryetare e KLP. Ajo më herët ka prezantuar programin e saj, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjidhte kreun pas mbarimit të mandatit të Alfred Ballës. Mirela Bogdani premtoi se në krye të KLP-së do të bashkëpunojë me ndërkombëtarët dhe do të bashkërendojë me institucionet e tjera me drejtësinë.

Mirela Bogdani, kandidate për kryetare të KLP: Për mua është tepër e rëndësishme puna me partnerët ndërkombëtarë, që kanë insistuar punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kanë vijuar mbështetjen. Do të vijoj punën me të gjitha institucionet e tjera të drejtësisë. Do të punoj për rregullimin e infrastrukturës të zyrave të KLP. Një fokus tjetër do të jetë bashkëpunimi me KLGJ, bashkëpunimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe me shkollën e magjistraturës.

Synoj të reformoj sistemin gjyqësor. Dëshiroj të përmbush të gjitha kushtet që ka vendosiur BE, me qëllim që drejtësia në vend të bëjë përpara. Synoj të rris edhe nivelin e kapaciteteve njerëzore, ku do të merren parasysh kriteret e meritokracisë dhe standardeve ndërkombëtare, ashtu edhe t’i jap rëndësi statusit të nëpunësit civil. Një pikë tjetër është edhe etika, që të ketë jetësim tjetër standardi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds