Ministria e Bujqësisë mbylli aplikimet për skemën ndihmëse të karburantit për fermerët. Mbi një muaj e gjysmë kohë në dispozicion të fermerëve ka qenë afati kohor për plotësimin e dokumentacionit të duhur për të përfituar. Dokumentacionin përkatës në Agjencinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Lushnjë e kanë plotësuar rreth 24 400 fermerë, ku përfshihen qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Nga totali i këtyre aplikantëve 15 200 janë fermerë të qarkut Fier ku është dhe zona më bujqësore e Lushnjës dhe Divjakës. Drejtoria rajonale ka afatin e saj kohor prej një muaji për të verifikuar dokumentacionin dhe matjet në terren dhe për çdo mangësi do të ketë mundësi për plotësim thotë ndër të tjera drejtori i AREB Lushnje për jugun e Shqipërisë zoti Ferdinand Shani