10 vjetori i Metropol Center po afrohet dhe rrugëtimi i tij gjatë këtyre viteve ka qënë me suksese, por edhe vështirësi. I rikthyer në jetë pas zjarrit që shkaktoi shumë dëme ekonomike më 25 dhjetor 2023,  Metropol Center vazhdon të jetë qendra kryesore tregtare multifunksionale e pozicionuar në qendër të qytetit të Lushnjës. 

Bizneset që janë pjesë e Qendrës Metropol tregojnë eksperiencat e tyre, si dhe momentin e vështirë kur u përballën me zjarrin që u shkaktoi dëme të konsiderueshme ekonomike, por me rikonstruktimin e Metropol ata u rikthyen përsëri me bizneset e tyre.

Ditëlindja e Metropol Center e IperMarket më 11 korrik është edhe festë për klientët dhe qytetarët tek Sheshi para Bashkisë me të ftuar special: Mariola & Jurgen Kacani dhe me hedhjen e shorteut të madh që vjen me super çmime, përfshirë 2 Nissan Qashqai, udhëtime, dhurata dhe shumë surpriza!

Metropol Center është qendra tregëtare që kujdeset për klientët e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *