Një vendgrumbullim plehrash ka marrë flakë mesditën e sotme në lagjen “ Manekaj” në Patos, duke mbuluar gjithë zonën me një mjegull tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve.

Si pasojë e zjarrit, re të dendura tymi kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë.

Duket se plehrat po kthehen në një minë me sahat për të gjitha bashkitë e qarkut, edhe pse inceneratorët i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë miliona euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds