Ardhjen e pranverës nxënësit e shkollave 9- vjeçare të bashkisë Lushnjë e festuan bukur nëpërmjet aktivitetit tërheqës të karnavaleve. Morën pjese në këtë ngjarje gazmore jo vetëm nxënës të shkollave të qytetit por edhe të disa fshatrave.
Ky ishte një aktivitet i programuar në planin vjetor të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në bashkëpunim me zyrë arsimore dhe nën kujdesin e bashkisë.
Nxënësit të shoqëruar nga mësuesit e tyre parakaluan nga rrethrrotullimi pranë poliklinikës deri në sheshin para bashkisë. Nuk mungonte në këtë aktivitet të bukur kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa, e cila përshëndeti fëmijët.
Më pas fëmijët vazhduan festën duke kërcyer në grupe vallet tona të bukura popullore
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Pzr0CoIX6v4″]
