Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Rendi i ditës përmbante pikat e mëposhtme:

  1. Miratimi i rendit të ditës
  2. Miratimi i fondit për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike si dhe ato që do të trajtohen me fondit e buxhetit vendor për muajin Dhjetor 2023.
  3. Miratimin e kërkesës së Bashkisë Lushnjë për familjen e zonjës Kristina Koçi banesa e së cilës është dëmtuar nga zjarri.
  4. Miratimi i listës së subvencionimit të qirasë për familjet e pastreha që punojnë me qira në tregun e lirë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar të gjithë vlerën e qirasë etj.

U miratuan pa asnjë kundërshtim të gjitha pikat e rendit të ditës.

Debatet u përqendruan tek denoncimi i këshilltarit të opozitës Ilir Marku për një rast dhune në shkollën “Skënder Libohova” ku një pastruese ka keqtrajtuar një nxënëse të kësaj shkolle.

Gjithashtu u trajtua edhe demtimi i shtëpisë së një familje nga tërmeti në fshatin Ballagat.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës solli kërkesën e Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë që në Gjazë të Krutjes të ngrihet memoriali i Kardinalit të parë të Shqipërisë,  Eminencës Mikel Koliqi, ku qendroi i internuar për 20 vite.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”8ZXDD6XiRU4″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *