Rama: Na duhet një “NATO” për arsimin. E ardhmja nuk mund të mbrohet nga armët, por nga dija
Për herë të parë në rajon, Tirana mirëpret Konferencën Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë, ku marrin pjesë ministra dhe autoritete të larta të arsimit nga e gjithë bota. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, dhe drejtues të lartë të universiteteve. Kryeministri në fjalën e tij përshëndetëse foli për rëndsinë e arsimit.
“Natyrisht e ardhmja nuk mund të mbrohet nga armët, por nga dija, nga njohuritë. Armët janë të nevojshme kur vihet të rrezik jeta, por kur sheh që bota demokratike ka patur mundësi të përdor aq shumë para për t’i bërë rezistencë agresionit, ndërsa në fushën e arsimit fatkeqësisht, vazhdon të mbetet si një pjesë e vogël e këtyre buxheteve që përdoren. Kjo duhet të na bëjë ne të reflektojmë.
Rama hodhi idenë e krijimit të një organizate të përbashkët për arsimin.
“Unë mendoj që ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit, pra një organizatë si NATO-ja, por për çështjet e arsimit. Ajo që shikojmë më shumë, si urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionit demokratike, po shtohet dhe me shumë. Në duhet të vendosim një herë e mirë si ta trajtojmë të shkuarën dhe të ardhmen. E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën dhe duhet të jetë burimi i vendimeve tona bazuar në informacion. Dhe vetëm duke u bazuar tek e ardhmja ne mund të bëhemi të gjithë bashkë.”
Ndërsa ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare po fokusohet te ndërkombëtarizmi i universiteteve për të ofruar një ofertë të re akademike.
“Përmes ndërkombëtarizimit ne mund të rrisim cilësinë e universiteteve dhe mund të shndërrojmë peizazhin e arsimit të lartë ku synojmë të bëhemi pikë reference në rajon deri në vitin 2030, për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.”
Ministeriali dy ditorë i Arsimit të Lartë, ka në fokus vlerat themelore të arsimit, ndërkombëtarizimin, lirinë akademike, dhe dimensionin social.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ukUZ-VKfR9E”]
