Manastiri “Lindja e Shën Mërisë” së Ardenicës i ka hedhur themelet në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit. Manastiri është i tipit bizantino-ortodoks dhe zë një sipërfaqe prej 2.500 m2. Në vitin 1743 me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima u bënë në këtë manastir punime rregulluese.

Shtyllat mbështetëse që janë ngritur për të mos lejuar rrëshkitjen e mureve, që kur manastiri u ndërtua, kanë filluar të shkëputen ose të copëtohen dhe për pasoje muret po çahen. Kjo gje po ndodh si  rezultat i erozionit të tokës thotë zoti Sokrat Nako. Është bërë një studim dhe një projekt për qepjen e gjithë kodrës së Manastirit me pilota, vazhdon ai duke kërkuar ndihmën e të gjithëve për mbajtjen në këmbë të Manastirit, se nëse nyk ndërhyet tani pjesa jugore dhe jugperëndimore e tij do të shkatërrohen.

Myzeqeja nuk është e plotë pa Manastirin e Ardenicës. Ai përveç vlerave fetare ka qenë mjaft i përmendur për pasurinë e bibliotekës së tij. Murgj dhe priftërinj vinin për të studiuar në këtë bibliotekë nga Greqia. Kjo bibliotekë që ishte një thesar i çmuar kulturor me 32.000 vëllime, u dogj nga zjarri në vitin 1932. Manastiri quhet edhe ballkoni i Myzeqesë, se Kodrat e Ardenicës që ndodhen në jug të fushës së Myzeqesë së madhe në një lartësi 237m mbi nivelin e detit, bëjnë të mundur që nga këmbanorja e tij të shihen Kruja, mali i Dajtit, Tomorri, deti Adriatik, laguna e Kravastasë e deri në jug malet e Labërisë, e bëjnë Ardenicën një vend të vizituar nga turizmi shplodhës dhe argëtues, vlerat e të cilit ia shton edhe pylli halor dhe ullishtat që ndodhen në bregoret përreth manastirit. Gjithashtu vlerat që zotëron ky tempull, për të cilat folëm më sipër, e bëjnë atë një nga qendrat më tërheqëse të turizmit studimor. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds