Sot kanë nisur aplikimet për skemat mbështetëse në bujqësi. Ministria e Bujqësisë në të gjitha zyrat e Drejtorive Bujqësore në të gjithë vendin ka nisur udhëzimet dhe nga sot deri në fund të majit skemat do të jenë të hapura për aplikim. Në ndryshim nga viti i kaluar nisja e aplikimit për skemat mbështetëse në bujqësi nuk ka pasur fluks fermerësh.

Kërkesat shtesë në skemë kanë bërë që fermerët të sorollaten zyrave të Drejtorive të Bujqësisë dhe zyrave të Pushtetit Vendor.

Aplikimet janë hapur dhe në ndryshim nga viti i kaluar kërkohen dokumenta shtesë për të vërtetuar se vërtet punohet toka për të cilën aplikohet apo dhe për skemat e tjera.

Ndërkohë agjencia rajonale e ekstensjonit bujqësor Lushnjë ka hapur pika aplikimi jo vetëm në Lushnjë, por edhe në Divjakë, Tërbuf, Kolonjë, Krutje, Allkaj, Fiershegan e Dushk për t’i shërbyer fermerëve në këto njësi administrative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *