Rikthimi i perimeve shqiptare nga tregjet e huaja është përsëritur edhe këtë vit. Kroacia dhe Sllovenia kanë kthyer mbrapsht produktet e eksportuara nga Shqipëria për pesticide jashtë normave të lejuara për konsum nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në lidhje me këtë fenomen të përsëritur kemi kontaktuar me fermerë të cilët prej vitesh produktet e tyre i çojnë për eksport. Sipas tyre një ndër hallkat e zinxhirit të këtij fenomeni është mos respektimi i kohës që i duhet vjeljes së prodhimit pas trajtimeve kimike.

Kontaktuam një ndër magazinat më të mëdha të tregtimit të importeve në zonën e Myzeqesë dhe specialisti u shpreh se çdo pesticid apo input tjetër bujqësor shoqërohet me këshilla teknike.

Krijimi i laboratorëve që çertifikojnë cilësinë e produktit është mendim i përbashkët i specialistëve të bukqësisë dhe fermerëve.

Dy problemet kryesore që hasin fermerët dhe tregtarët janë kontrolli i munguar nga specialistët e bujqësisë dhe ngritja e laboratorëve të analizave për tregun vendas pasi sipas tyre perimet dhe frutat shqiptare janë me cilësi të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *