Pashka ortodokse është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Orthodhokse dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Pas orës 00.00 besimtarët ortodoksë lushnjarë kremtuan Pashkët në kishën ortodokse “Shën Gjergji & Shën e Premte”, simbolin e ringjalles së Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për mëkatet e njerëzimit. Festimet e kësaj dite nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma që drejtohej nga At Arkip Koçi e Dhjakon Leonard Dedja dhe më pas me drekën tradicionale të së dielës. Urimet për më shumë begati dhe “dritë” në zemrat e besimtarëve nuk I munguan kësaj feste. “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve të cilat janë simbol i lindjes dhe rrjedhimisht i kalimit në një jetë të re.
Urime të shumta në këtë ditë erdhën nga Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe stafi i saj, Kryetari i Partisë Demokratike Eduard Sharka, komunitete të tjera fetare, qytetarë të shumtë.


