Dhunoi nënën e tij dhe vihet në pranga35 vjeçari A. M., banues në fshatin Kashisht. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin.
Policia e Fierit ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-të dashurës së tij, 17 vjeçe.
Gjithashtu Policia e Mallakastrës referuoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 52 vjeç, banues në fshatin Ninësh, pasi dyshohet se për motive të dobta, ka goditur me send të fortë, një 87-vjeçar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.