Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë vijojnë replikat me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Me deklaratat e tyre, që janë bërë edhe virale në rrjet, Rama dhe Basha kanë ironizuar dhe akuzuar njëri-tjetrin.

Sot, Basha reagoi pas komentit të kryesocialistit, që tha se “Luli ka lindur me këmishë nate”.

“Ti i ke veshur shokët me këmishë burgu Rame”, tha Basha, teksa në sfond dëgjohet kënga e Unikatilit, që ai e përdor si ‘diss’ ndaj Ramës.

Veç mos kaj, veç mos kaj Rame. Me këmishë ë, po çfarë këmishe, këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame, çfarë këmishe ka veshur Lali Eri? Po Lir Beqja? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde Rame, këmish vija vija shokëve. 7×7, 313”, tha Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds