Një banor i zonës së Shënkollit në Lezhë dyshohet se ishte shënjestra e një atentati të planifikuar nga tre personat e ndaluar dy javë më parë nga policia. Sipas të dhënave hetimore, vrasja do të kryhej kundrejt pagesës, ndërsa njëri prej të dyshuarve do të përfitonte 10 mijë euro për të ndihmuar dy të tjerët pas kryerjes së krimit.

Hetimet e Policisë dhe Prokurorisë kanë zbardhur detaje të reja mbi lëvizjet e tre të dyshuarve, Vincesk Pirolli, Kristian Ymeri dhe Eden Tarja, sipas të dhënave të bëra publike. Policia u vu në alarm pas sinjalizimit për një motor të tipit “karkalec”, me të cilin dy persona të maskuar po lëviznin në rrugën e vjetër që lidh Lezhën me Shkodrën.

Menjëherë pas sinjalizimit, nisën kontrollet në terren. Gjatë vëzhgimit, në pamundësi për të gjetur motorin, efektivët ndaluan një automjet tip “Volkswagen Polo”, brenda të cilit ndodheshin tre personat e dyshuar. Dy prej tyre kishin rrobat e lagura, çka ngriti dyshimet se mund të kishin qenë drejtuesit e motorit që kishte lëvizur në zonë.

Kontrollet e mëtejshme në një banesë në zonën e Barbullushit çuan në gjetjen e motorit, i cili dyshohet se është i njëjti mjet që ishte përdorur në lëvizjet e personave të maskuar në rrugët e Lezhës. Sipas verifikimeve, motori rezulton i vjedhur ose i trafikuar nga Suedia më 22 qershor 2025. Ndërkohë, automjeti “Volkswagen Polo” rezulton të ishte marrë me qira në një agjenci pranë Kamzës.

Për të zbardhur më tej aktivitetin e të dyshuarve, Policia e Lezhës ka kërkuar autorizimin për këqyrjen e pesë telefonave celularë. Hetuesit synojnë të kontrollojnë komunikimet në rrjetet sociale dhe, nëse është e mundur, të rikuperojnë biseda apo mesazhe të fshira që mund të ndihmojnë në dokumentimin e planit të dyshuar kriminal.

Hetimet po vijojnë edhe për të verifikuar nëse personat e ndaluar mund të kenë lidhje me ngjarje të tjera kriminale, mes tyre vrasjen e Tani Ruzhdiut në Sara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds