Zgjedhja e presidentit të Kosovës në prill të vitit 2026 konsiderohet një faktor përcaktues për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas analistëve politikë, në formimin e koalicioneve do të negociohet mbi të gjitha për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Në bazë të rezultateve paraprake të KQZ-së pa përfshirjen e votave me kusht dhe ato të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 47 deputetë në Kuvend, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8 deputetë, si dhe komunitetet joshumicë 20 deputetë. Për zgjedhjen e presidentit duhen 80 vota në kuvend.

Në rast se kandidati për president nuk i merr këto vota në dy raundet e para, në raundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve. Mandati i presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill 2026. Në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin, atëherë ai shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds