Kryqi i Kuq Dega Lushnjë sot ka organizuar një aktivitet sensibilizues për dhënien e ndihmës së parë në raste aksidentesh. Stafi i Kryqit të Kuq Lushnjë dhe aktivistët vullnetarë nxënës shkollash të qytetit kanë treguar në praktikë veprimet që duhen kryer në raste emergjence. Kështu nga kjo praktikë kanë përfituar dhe kandidatët për pajisje me dëshmi për drejtimin e mjeteve të cilët, duhet patjetër të marrin njohurori për dhënien e ndihmës së parë. Luiza Petova Përgjegjëse e Kryqit të Kuq Dega Lushnjë ka thënë se aktiviteti shërben për sensibilizimin e këtyre veprimeve në raste fatkeqësish dhe aksidentesh.