Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të fb një ndërhyrje të kompleksitetit të lartë e cila është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një pacient 74 vjeçar nga Fieri.

Ai shkruan se falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të urologjisë u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes së vështirë nefrektomi totale.

Kryeministri u shpreh mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë në Spitalin Memorial, dr. Mehmet Karadayi, dr. Gunhan Can, dr. Mario Shehu si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes urologjike, Xhesi Hoxha, Aulona Muçaj dhe Denisa Paja.

Spitali Rajonal Memorial Fier u shërben të gjithë pacientëve të rajonit të Jugut;  qarkut Fier, Vlorë e Gjirokastër. Spitali është i pajisur me pajisje mjekësore të teknologjisë së fundit. Ekipi i Spitalit përbëhet nga mjekë të specializuar nga Turqia dhe Shqipëria. 

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”1fkd58ZaWZM”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds