Kosova është vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon dhe e treta në Europë pas Ukrainës e Moldavisë. Sipas Bankës Botërore shkalla e varfërisë në Kosovë mbetet e lartë, 19.2 për qind, teksa ky institucion raporton se vendi mbetet prapa fqinjëve të saj sa I takon produktit të Brendshëm Bruto për kokë banori që arrin vetëm 5.889 euro.

 Zëvendësmenaxherja e Bankës Botërore për Kosovë, Jane Sprouster në një intervistë thotë se për të arritur progres të qëndrueshëm në zvogëlimin e varfërisë, Kosova duhet të kalojë në një model të rritjes ekonomike konkurruese që krijon më shumë vende pune me cilësi më të lartë, sidomos për popullatën e re.

 Sipas saj përmes këtyre masave, Kosova ka potencialin të kapërcejë hendekun e të ardhurave me vendet e BE-së dhe të krijojë një të ardhme më të ndritur për popullatën e saj. Ndërkohë Shqipëria gjendet vetëm 2 vende pas Kosovës. Sprouster flet edhe për parashikimet e  Bankës Botërore lidhur me rritjen ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2025, ku thekson se rritja ekonomike parashikohet të jetë në 3.8 për qind për vitin 2024 dhe deri 4 për qind në periudhën afatmesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds