Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ngritën flamurin shtetëror mëngjesin e së hënës për nder të përvjetorit të shtatëmbëdhjetë të pavarësisë së vendit, ndërsa uruan qytetarët dhe shprehën mirënjohje për ata që kanë kontribuar në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë që presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, i dhanë udhë festimeve me ngritjen e flamurtit të kosovës.

Ata vunë kurora lulesh tek shtatoret e ish udhëheqësve politikë e ushtarakë të vendit dhe nderuan të rënët e të zhdukurit gjatë luftës së fundit.

Përvjetori i shtatëmbëdhjetë i pavarësisë e gjen Kosovën në një periudhë të paqartësive e mundësive të hapura për formimin e qeverisë së re të vendit, pas zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit.

Vëzhguesit thonë se skenarët e mundshëm të formimit të qeverisë së re që përfshijnë lëvizjen Vetëvendosje me pakicat joserbe apo partitë opozitare të bashkuara, nuk ofrojnë fuqinë e duhur vendimmarrëse përballë sfidave të shumta që e presin vendin në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds