Reformimi i diplomacisë shqiptare duhet të shkojë drejt krijimit të trupës së atasheve tregtarë, forcimit të diplomacisë ekonomike dhe mbështetjes për diasporën. Kështu deklaroi numri dy i qeverisë shqiptare, Belinda Balluku në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve shqiptarë në botë.

Balluku: “Është lajm shumë i mirë për të gjithë ne që drejtojmë sektorët që tashmë ministri i jashtëm, ka folur konkretisht për planin e krijimit të trupës së atasheve tregtarë, të cilët do të jenë bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë, për rritjen e kapaciteteve ekonomike dhe për krijimin e një armate të re profesionistësh. Ne jemi shumë në diasporë, disa të suksesshëm dhe disa jo. Disa që kanë ikur dhe nuk kanë informacion se çfarë ndodh në vendin tonë. Shqiptarë që nuk janë të informuar se në sektorin e ndërtimit në Shqipëri punëtori paguhet 3 apo katër fish më shumë se në vendet fqinje. Ju duhet ti informoni njerëzit tanë, ti mbështesni dhe ndihmoni për të pasur dinjitetin e tyre.”

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u ndal tek disa projekte madhore të infrastrukturës dhe të energjisë të cilat mund të promovohen përmes një pune të mirë diplomatike. Një ndër projektet është ai i porto romanos, që sipas Ballukut do të jetë porti më i madh në rajon që do të ofrojë shërbime jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Prishtinën e Shkupin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *