Mazhoranca ka rënë dakord që të ketë përfaqësi të barabartë me opozitën në komisionin e reformës zgjedhore.

Në radhët e anëtarëve të Partisë Socialiste do të jetë edhe një nga partia e Tom Doshit, ndërsa Agron Shehajt do t’i sigurohet një vend në radhët e Partisë Demokratike.

16 vendet e komisionit do të ndahen, 7 nga Partia Socialiste, 1 nga Partia Social-Demokrate, 5 Partia Demokratike, 1 Partia e Lirisë, 1 Partia Republike dhe 1 Partia Mundësia.

Nga kjo formulë, mbeten jashtë Partia Shqipëria Bëhet e Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.

 “Së fundmi kemi rënë dakord edhe në lidhje me ato vërejtje që u ngritën në lidhje me përfaqësimin në reformën zgjedhore ku shumica dhe opozita do të ketë një përfaqësim të barabartë. Do të ketë përfaqësi edhe nga partitë e vogla që janë pjesë e kuvendit, por që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare, por duke ruajtur një balancë për të ruajtur ekuilibrin shumicë- pakicë”, u shpreh një ditë më parë Damian Gjiknuri.

Mbetet që javë e ardhshme Kuvendi të japë dritën jeshile për nisjen e punës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *